Armend T. Kukleci (01.10.1975 – 14.06.1998) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftoi në Zonën Operative të Dukagjinit, në njësitin “Shqiponjat e Zeza”.
Jeta dhe familja
Armend Kukleci u lind në Pejë.Rrjedh nga një familje atdhetare,babi i Armendit, Tafili së bashku me vëllëzerit Ramizin, Dervishin dhe Selimin, ishin të përndjekur politikë, si nipat e Demë Ali Pozharit.
Prindërit e Armendit Tafili dhe Hatmane Kukleci kishin katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, Armendi ishte fëmija I tyre I parë.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë, ndërsa studimet në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze, deri në vitin e dytë.Gjatë kohës së studimeve, Armendi merrej me organizime dhe shkrime letrare, ishte redactor I revistes studentore “Boom”.Gjithashtu merrte pjesë në protesta dhe demostrata të organizuara nga studentet.
Veprimtaria
Armendi ishte rritur në një familje patriotike, atdhedashëse e cila ishte përndjekur nga serbomalazezët.Pasi filloi lufta në Kosovë, Armendi braktis studimet, dhe me 25 prill 1998, rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin Operativ në Rrafshin e Dukagjinit, në Gllogjan, ku dhe i kreu stervitjet ushtarake.
Ai pasi ishte nga qyteti i Pejës, bashkluftëtarët e thërrisnin me përkdheli “Pejani”. Ishte një djal fjal pak, por i angazhuar kudo, me edukat dhe trimeri, ai shpesh u thoshte shokëve “Ne do ta fitojmë luftën, luftën e kemi të fituar qysh tani”.
Me 14 maj 1998, u themelua Njësiti Special për Intervenime të Shpejta “Shqiponjat e Zeza” në Zonën e Dukagjinit,nën drejtimin e Komandantit Idriz Balaj, Armendi pasi ishte ushtarë i dalluar në ushtrime të shpejta, ai sistemohet në këtë njësit, dhe kështu u bë shumë shpejt njëri prej eproreve dhe luftëtarëve më të spikatur të tij. Të gjithë luftëtarët e këtij njësiti, ishin gjithmonë aty ku kishte nëvoj, aty ku betejat ishin më të rrepta.Së bashku me këtë njesit Armendi luftoi në vijat e para të frontit, në këto beteja: Prejlep, Carrabreg, Lloçan, Junik, Voksh, Sllup, Pobergjë, Drenoc, Gramaçel, Baballoç etj.
Rënia heroike
Më 14 qershor 1998, Armendi së bashku më njësitin “ Shqiponjat e Zeza” po luftonin në vijën e parë të frontit në Drenoc.Lufta ishte shumë e rrept, dhe e pa barabart, forcat armike serbe po përdornin artileri të rënda, helikopter dhe forca të shumta kombsorie të njesive special.Armendi djal sy pa trembur po luftonte pa ndalur, deri sa forcat serbe e diktuan dhe e qëllojnë me një predh tanku, aty bie heroikisht dëshmori I liris Armend Kukleci, ndërsa plagosën bashkëluftëtarët e tij, Valmir Ukaj dhe Musë Maloku.Luftëtaret e njësitit, në përpjekje për tu dalur në ndihmë të plagosurve dhe për ta tërhequr trupin e Armendit, bie në fushën e nderit dhe eprori i njësitit Blerim Lokaj.Pasi lufta po vazhdonte dhe më e vështir ishte tërheqja e trupave, shokët nuk arritën ta tërhiqnin trupin e Armendit, nga vendi i ngjarjes.
Trupi i dëshmorit u gjet në varrezat e qytetit të Pejës.Në shtator të vitit 1999, pas mbarimit të luftës, u bë rivarrimi me nderime të larta ushtarake, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan
Rënia heroike
Emri I dëshmorit Armend Kukleci, është i shënuar me shkronja të arta në pllakën përkujtimore të dëshmorëve të komundës së Pejës, në Sheshin “ Shkëlzen Haradinaj” në Pejë.Emrin e tij e mbajn rrugët e qytetit të Pejës, për të këndohen këngë e janë thurur poezi, dhe shkrime të ndryshme për jetën dhe vepren që la pas.
Dëshmori Armend Kukleci, pas rënies heroike, u nderua me mirnjohje të shumta nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Shoqata e Vetëranëve të Luftës, Njësia Speciale “Shqiponjat e Zeza”.