Luan H. Haradinaj (17.11.1973 – 06.05.1997) – ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,i cili u inkuadrua njëri ndërë të parët, atëher kur vetëm po bënin stervitjet për këtë ushtri, ndërsa ishte i pari që solli armatim dhe municion nga Shqiperia në Kosovë,kufi ky që në atë kohë ishte i pa kalueshëm dhe monitorohej nga forcat serbe.
-Jeta dhe familja
Luani u lind në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit.Ai ishte djali i Hilmiut dhe Rukies, nga martesa e tyre ata kishin dhjetë fëmijë, shtatë djem dhe tri vajza, ndërsa Luani ishte fëmija i tretë me radhë.
Luani shkollën fillore e kreu në fshatin Isniq,ndërsa shkollimin e mesëm ne Deçan në gjimnazin “Vëllëzerit Frashëri”.
Gjatë viteve 1993-1994 ai regjistrohet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Edukatës Fizike.
-Veprimtaria
Në vitin 1991 Ushtria Çlirimtare e Kosovës po formohej ndalngadal, një pjesë e saj po bënin stërvitjet ushtarake në Shqipëri.
Luani i cili ishte i rritur në një familje atdhedashëse, ai gjithmonë ëndërronte lirin dhe liria ishte qëllimi i tij, dhe jo vetem i Luanit, por edhe i vëllezërve Ramushit, Shkelzenit e Dautit, të cilët ishin ndër të parët që bënin rezistencë në rrafshin e Dukagjinit.
Në fund të vitit 1993 Luani me vëllezërit e tij Ramushin, Shkëlzenin, Dautin, dhe me dajen Lahi Brahimaj, si dhe shokët, Adrian Krasniqi, Agim Zeneli, të cilët ishin pjesëtarët e parë të rezistencës së armatosur në Dukagjin.Këta nuk merreshenin vetem me furnizimin me armatim të luftëtarëve të ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata kryen dhe shumë aksione kundër policisë serbe, nëpër statcione policore, duke filluar nga Deçani e në fshatrat për rreth.
Në vitin 1994 Luani ndjehet i rrezikuar nga forcat armike dhe vëllai i tij Ramushi e dërgon në Shqipëri. Ku e njofton me një familje besnike që e njihte Ramushi.Luani përkrahje të jashtëzakonshme gjeti në familjen e njohur atdhetare të Seit dhe Drita Bushati në Tiranë, të cilët luftën e Kosovës e ndihmuan gjatë tërë kohës, shumë shpejt ata Luanin e njoftojn me miq dhe shokë të tyre si oficer të armatës Shqiptare.
Gjatë kohës sa do të qëndroj në Shqipëri nuk do të rrij kot por do të shkollohet, meqë e kishte të përfunduar shkollën e mesme ai regjistohet ne Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Edukatës Fizike.
Luani gjatë kohës sa ishte në studime në Shqipëri interesimi i tij i parë ishte angazhimi në lëvizje të rezistencës në Kosovë kundër forcave serbe.
Luani dhe pse qëndronte në Shqipëri ai kalonte kufirin ilegalisht pa i treguar askujt, nënë Drita thoshte: “Se merrja vesh as kur ikte, e as kur vinte nga Kosova vetem kur dëgjoja në lajme ose gazeta që”: Në muajin prill 1995 u sulmua postkomanda e policisë serbe e vendosur në Irzniq, ndërsa në fillim të majit u minuan 2 shtëpi të sapondërtuara për vendosjen e kolonëve serbe e malazeze.
Luani e kalonte kufirin Shqipëri-Kosovë në të gjitha stinët, ishte furnizuesi i parë me armë që solli nga Shqipëria për grupet e para të çlirimtarëve, ai kishte kaluar kufirin ilegalisht shumë herë, së bashku me shokët e tij, duke sjellur armë jo vetëm për Dukagjin por për shumë vende të Kosovës.
Luani ishte një djalë trim, shtatë lart dhe shumë i zgjuar. Ai me zgjuarsin e tij filloi të formonte dhe organizonte grupe të armatosura.Nga këto organizime që bëri,ai tregoi shkathtësi të jashtzakonshme, dhe në vitin 1994 Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,i jep detyrën e shefit të logjistikës.
Kalimi i kufirit për Luanin ishte bërë një rrugë e mësuar përmendësh sepse ai i dinte mirë shtigjet nga duhet kaluar për të mos rënë në dorë të armikut, kështu ai ishte gjithmonë në kolonen e prijësve për të sjellur sa më shumë armatim në Kosovë, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Luani ishte njoftuar me shume bashkëluftëtarë. Luani ka mbajtur kontakte edhe me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, mandej Sahit dhe Musë Jasharin, me Hashim Thaçin, Rexhep dhe Sylejman Selimin, Abedin Rexhën, me Fehmi e Ramiz Lladrovcin e me shumë trima të tjerë të Drenicës. Ai kishte kontakte dhe me Zahir Pjazitin e Ilir Konushevcin, Mujë Krasniqin e Ali Krasniqin si dhe me shumë luftëtarë të tjerë të Dukagjinit si: Adrian Krasniqi, Edmond Hoxha, Sadri Zeneli, Lahi Brahimaj etj.
Në vitin 1997 grupe të shumta lëviznin nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, disa ktheheshin nga stervitjet ushtarake, disa shkonin dhe disa sillnin armatim, forcat policore serbe kishin bërë perforcime të shumta në kufi, por Luani së bashku me shumë bashkëluftëtar dhe mendimtarë të njejtë kalonin shtigjeve të cilat nuk kontrolloheshin nga forcat armike serbe.
-Renia heroike
Me 6 maj 1997, Luan Haradinaj bashkë me vëllanë, Ramushin, dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ramiz Lladrovcin Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.Luani një djalë trim po u printe bashkëluftëtarëve, por forcat okupatore serbe u kishin rënë në trag, Ramushi sapo i vërejti forcat armike, ia bënë me dor Luanit që po i printe kolonës që të kthehet në Shqipëri sepse ishin më afër kufirit, Luani e ndëgjon Ramushin dhe kthehet, por forcat armike filluan të hapnin zjarrë, nga kjo kolon organizative plagoset rëndë Rafet Rama si dhe plagosje të leht merr Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Nga aty fillon luftimi ndaj forcave serbe, të cilat ishin të paisura me atileri të rënda që për qëllim kishin asgjesimin e të gjithë luftëtarëve.Por kjo ishte e pamundur sepse çlirimtarët luftuan kundër tyre, Kur Luani dëgjon që dikush ishte i plagosur dhe mendon që ishte i vëllau Ramushi dhe ktheht përsëri, i pa trembur ai po luftonte në këmbë, kur e shohin shokët i thon që të ulet dhe të ketë kujdes, Luani ishte i pa ndalshëm tani më, por ai duke luftuar merr një pagë të rëndë në gojë e cila depërton në kokë ishte plagë e një kalibri të madh.Luani bie në fushën e nderit për të mos vdekur kurr. Ramushi ishte duke u kujdesur për Rafet Ramen dhe kur dëgjon që u plagos “Adriani”, Ramush Haradinaj ngadal arrin ti afrohet trupit të vëllaut Luan, ai e konstatoi që kishte rënë dëshmor me plagë në kokë e fytyrë.Në luftimin që zhvillohej aty Ramush Haradinaj nën bresherin e granatave dhe plumbave të armikut arrin ta tërheq trupin e pajetë të vëllaut, të cilin e bart mbi supe për 4 orë rresht, po ashtu ata kishin bartur dhe trupin e Rafet Rames i cili ishte i gjallë.
-Pas rënies heroike
Katër orë rrugëtimi, duke e tërhequr, trupin e pa jetë të Luan Haradinaj, Ramushi e bart mbi supe dhe shkojnë ne fshatin Vlahne të Hasit. Ku u del në ndihmë Avdi Sokoli me të bijtë Yllin dhe Ilirin dhe shumë bashkvendas të tjerë.
Me 7 maj 1997 në ora 14:00 me dhimbje të madhe i japin lamtumiren e fundit duke e varrosur me nderime ushtarake dëshmorin e kombit Luan Haradinaj.Vendin për vorrimin e tij e lëshoi një fshatar në pjesën e arës së tij në një pozicjon të ngritur, në vorrim morën pjesë shumë fshatar së bashku me Ramushin për ta nderuar veprën e Luanit.
Më 24 gusht të vitit 1999, vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e nxjerrin nga vendvarrimi në Vlahne dhe e rivarrosin në fshatin e tij të lindjes, në kompleksin e dëshmorëve në Gllogjanin heroik, ku janë të varrosur dhe shumë bashkëluftëtar të tij.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të veprës së tij luftëtarin Luan Haradinaj, e ka graduar në Gjeneralmajor.
Emri i dëshmorit Luan Haradinaj, është përjetësuar, në pllaka e shtatore, në monumente lavdie.