Elez Geci (1951-1999)

Elez R. Geci (11.02.1951- 28.03.1999) ishte ushtar i Ushtrisё  Çlirimtare tё  Kosovёs, luftoi nё  Zonёn Operative tё Dukagjinit si ndihmёs komandant i Brigadёs 131 “Jusuf Gёrvalla”, dhe komandant i Batalionit tё  dytё  tё  po kёsaj Brigade.

 Jeta dhe familja

 Elez Geci u lind nё  Llukё  tё  Poshtmё  tё  Deçanit.Rrjedh nga njё  familje atdhetare, e besёs dhe e fjalёs.Shkollёn fillore e kreu nё  fshatin Lumbardh dhe Irzniq, ndёrsa shkollimin e mesёm e kreu nё  Deçan.

Familja e Elezit ishte njё  familje, qё  gjithmonё  kishte dalur kundёr pushtuesve tё  kohёs, nё  vitet e ’80-ta arrestohet vёllai i madh i Elezit, Tahiri dhe denohet me 12 vite burg, pёr shkak tё  veprimtaris sё  tij antijugusollave, nё  atё  kohё  arrestohet dhe Elezi.Pas daljes nga burgu Elezi merr pjesё  nё  demostratat e vitit 1989 nё  Deçan dhe kudo nё  Kosovё , kundёr autonomis. Elezi nё  vitin 1990, ishte pjestar, i organizatёs “Fronti i Rezistences”, por pasi shёrbimi sekret iu ra nё  gjurmё  kёsaj organizate, Elezi detyrohet tё  kaloj ilegalisht kufirin e Shqipёris, pёr tё  punuar dhe pёr ta ndihmuar familjen, nga Shqipёria migron nё  Zvicёr, ku jetoi dhe punoi pёr njё  kohё .

Elez Geci as nё  mёrgim nuk mundi tё  rrij larg, lidhjeve qё  vepronin nё  tё  mirёn e Kosovёs, ai ra nё  kontakt me, veprimtarёt e njohur tё  levizjes kombtare, tё  cilёt vepronin ilegalisht dhe bёnin pёrgaditjet pёr tё  filluar luftёn e armatosur kundёr forcave serbe.

Beteja heroike e familjёs Jashari me datёn 5,6,7, mars 1998, preku zemrat e çdo shqiptari, andaj dhe Elez Geci vendosi ta braktis mergimin dhe tё  vi ti dal zot vendit tё  vet.

Veprimtaria

Mё  10 qershor 1998, Elez Geci kthehet nga mergimi nё  vendlindje, dhe pa humbur kohё  inkuadrohet nё  radhёt e Ushtrisё  Çlirimtare tё  Kosovёs, mё  vonё , Komanda e Zonёs Operative e Dukagjinit e emёron ndihmёs-komandant pёr moral tё  brigadёs 131 “ Jusuf Gёrvalla” si dhe komandant tё  Batalionit te Dytё  tё  kёsaj brigade.Nga familja e Elezit, ishin inkuadruar nё  UÇK, edhe dy vёllezёrit e tij Tahiri dhe Aliu.

Elezi mbante kontakte tё  vazhdueshme me komandantet e Zonё s sё  Dukagjinit, Ramush e shkёlzen Haradinaj.

Elezi ishte njё  burrё , i fortё , atdhetar, i besёs dhe fjalёs, luftoi nё  shumё  beteja nё  Zonёn Operative tё  Dukagjinit, sё  bashku me shumё  bashkluftёtar tё  tjerё .

Me 24 mars 1999, intervenimi i NATO-sё , kundёr ushtrisё  serbe, Elezin dhe shumё  bashkё luftёtar tё  tjerё  i gjen nё  vijёn e parё  tё  frontit, nё  Pozhar, ku po zhvillohej beteja e pandёrprer kundёr forcave armike serbe.

Dy ditё  mё  von, Elezi shkon nё  vendlindje nё  fshatin Llukё  e Poshtme, pёr ta parё  kullёn e moçme tё  tё  parёve, e cila ishte djegur nga forcat vrastare serbe, por nuk kishin mundur t’ia lёvizin themelet, shoqёri i kishte bёrё  shoku Maxhun Berisha, duket qё  Elezi e kishte njderё  vdekjen sepse nga kulla kishte shkuar dhe tek varri i babait, sikur donte tё  çmallej.

Lufta po vazhdonte nё  Rrafshin e Dukagjinit, ushtarёt e Brigadё s 131” Jusuf Gёrvalla” dhe 132 “Myrt Zeneli” sё  bashku me NATO-n, po zhvillonin betejёn kundёr forcave armike, nё  fshatrat Lumbardh-Llukё  e Poshtme-Poshar-Kodrali, tani mё  forcave armike po u vinte fundi ata kishin bёrё  njё  tёrheqje drejt Deçanit, por tё  nesёrmen filluan pёrsёri tё  bombardonin, por luftёtarёt tanё  po mbanin rezistencё  tё  pa thyeshme, ndaj forcave armike.

Rёnia heroike

Me 28 mars 1999, luftёtarёt e Dukagjinit, nga sulmi i pёrgjithshёm qё po bёnin, kishin çorientuar focat serbe, tё cilat ishin rrethuar nga katёr anёt, dhe kishin filluar tё  futen nё pёr skuta, tё  tmerruar nga kundёrpёrgjigja qё  po u bёhej. Beteja po zhvillohej nё  hyrje tё  Pozharit, forcat serbe fillojn tё  tёrhiqen nё  drejtim tё  fshatit Kodrali, por luftёtarёt e Kosovёs ia shkatёrrojn autoblindin dhe njё  tank,komandant Adem Haxhosaj hyn nё  autoblind dhe ia merr mitrolozin e rёnd dhe bёnё  luftё  me tё .Nё  kёtё  betej kishte rёnё  dёshmor shoku i Elezit, Maxhun Berisha dhe ishin plagosur tre luftёtar tё  tjerё .Gjatё  kёsaj dite luftime tё  rrepta po zhvilloheshin dhe nё  drejtim tё  Llukё s sё  Poshtme, ku ndodhej nё  luftime dhe Elez Geci sё  bashku me komandant Daut Haradinaj, e shumё  luftёtar tё  tjerё .

Komandant Elez Geci, gjatё  luftimeve,  ishte nisur nё  drejtim tё  kamionit armik, tё  cilin e kishte mbuluar zjarri, atё  e godet njё  plumb snajperi i forcave armike, nё  ndihmё  i kishte shkuar Shkёlzen Haradinaj, por dёshmori Elez Geci nuk arriti ti mbietoj plagёve, dhe ra nё  altarin e liris duke mbrojtur atdheun, deri nё  frymёn e fundit.

Pas gjithё  asaj beteje tё  rrept, qё  u zhvillua atё  ditё , nё  mbrёmje bashkluftёtarёt arrijn ta tёrheqin trupin e dёshmorit Elez Geci mes tymit dhe zjarrit, dhe e varrosin nё  vendlindjen e tij.

Pas rёnies heroike

Pas lufte rivarrimi i dёshmorit u bё sё bashku me bashkluftёtarёt e tjerё nё Varrezat e Dёshmorёve tё  Kombit nё  Gllogjan.

Dёshmori Elez Geci la pas vete gruan dhe gjatё  fёmijёt, katёr vajzat: Hanifen, Jehonen, Ajnen, Samiren si dhe dy djemt: Hasanin dhe Sylejmanin tё  cilёt janё  krenarё  pёr vepren heroike tё  babit tё  tyre.

Familja e dёshmorit mori mirёnjohje dhe falenderime nga shoqata tё  ndryshme, pёr nderё tё jetёs dhe veprёs sё dёshmorit Elez Geci.

Kërko

Kategoritë